< Pas
“Villeroy & Boch” sjell dashurinë në tryezën tuaj! Si të shtroni një tryezë perfekte për Krishtlindje!
14-04-2022



Teksa na ndan vetëm një ditë nga Krishtlindjet, në mendje na shkon një pyetje: Si të krijojmë një atmosferë festive? Në përgatitjen për darkën e shumëpritur, tryeza ka rëndësinë e saj.

E dimë që nuk ka si gatimi në shtëpi, një tryezë e shtruar këndshëm dhe miq të mirë për të trokitur gotat!

Nëse po mendoni të organizoni një drekë ose darkë me të afërmit tuaj, mobobrandi “Villeroy & Boch” që ndodhet në Qendrën Metropol në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, ju vjen në ndihmë me një koleksion të mrekullueshëm.

Villeroy & Boch ju ofron sete të mrekullueshme pjatash, gotash dhe servisesh për perfeksionimin e mikpritjes suaj.

Seti i parë është kaq elegant dhe minimalist saqë do të bëjë darkën tuaj të duket mjaft speciale dhe e shijshme.

Darka e Krishlindjeve duhet të jetë elegante dhe e bukur e zbukuruar me elemente në ngjyrë të kuqe, kështu që pjatat e setit “Toy’s Delight”përshtaten në mënyrë perfekte me dekorimet.

“Toy’s Delight” u krijua për të festuar momente magjike, pranë njerëzve tuaj të zemrës. Të dekoruara me motive festive, ky koleksion do t’ju rikthejë pas në kohë, me kujtime të këndshme të fëmijërisë!

Të zbukuruara me motive nostalgjike dhe ngjyrat festive si e kuqja, jeshilja, e bardha, janë gjithashtu dhe një ide e këndshme dhuratash për të dashurit tuaj!

Shkëlqimi i këtij dekorimi buron edhe nga seti i gotave prej kristali të pastër “Grand Royal”, që janë padyshim zgjidhja idelae për netë të rëndësishme.


Seti i dytë perfekt për Krishtlindje quhet ‘Toy’s Delight Royal Classic’ dhe është pikërisht për të gjithë të apasionuarit pas klasikes. Ky është koleksioni perfekt për të sjellë atmosferën magjike në tryezën tuaj!

Ngjyra e bardhë, detajet festive të gdhendura në porcelan dhe punimi në forma unike do të surprizojnë të ftuarit tuaj!

Mund t’i shtoni shkëlqimim këtij dekorimi edhe nëpërmjet setit të lugëve “PIEMONT” krijuar me një dizajn klasik dhe elegant i cili nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja!

Koleksioni “Christmas 2020” vjen me një dizajn unik plot ngjyra dhe stil!

“Sander” këtë sezon festash sjell mbulesat më të bukura! Plot ngjyra dhe detaje festive, padyshim shtëpia dhe tryeza juaj do të transformohen totalisht! Zgjidhni dizajnin tuaj të preferuar mes shumëllojshmërisë së mbulesave Sander që Villeroy&Boch sjell për ju në këtë magji festash!

Befasoni miqtë tuaj duke shtruar një tryezë perfekte dhe jemi të sigurt që do t’ju falenderojnë pasi gatimet tuaja do të duken kaq të shijshme në të!

Ah mos harroni, “Villeroy & Boch” bën dërgesa në të gjithë Shqipërinë mjafton një porosi online!

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”.

Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë