< Pas
Arti dhe SWATCH
03-08-2023



Njerëzit nuk e harrojnë emocionin e qëndrimit për herë të parë përballë një vepre arti! Nëpërmjet Swatch, këtë ndjesi mund ta përjetojmë çdo ditë!

Gjëra emocionuese ndodhin kur arti dhe bota e Swatch takohen. Që prej fillimit, Swatch ka gjetur mënyra të bukura për të sjellë në vëmendje artistët nga e gjithë bota.

2023 shënon kapitullin e ri të Swatch Art Journey, i cili është zgjeruar me pesë koleksione, që përfshijnë momente të ndryshme në historinë e artit, të cilat do t’ju impresionojnë !


Më poshtë ju njohim me të rejat e fundit nga Swatch Art Journey:

Swatch x JEAN-MICHEL BASQUIAT

Duke sjellë në dorë kryeveprat e Jean-Michel Basquiat, koleksioni i fundit fokusohet në pikturat më ikonike të artistit të New York-ut nga fillimi i viteve 1980.⁠

Afrikanët e  Hollywood-it

Ishtar

Pa titull (Kurorë)

Jean-Michel Basquiat është një artist i famshëm dhe i rëndësishëm i shekullit të 20-të, i cili solli kulturën e rrugës në veprat e tij. Arti shprehës i Basquiat u bazua në përvojën e tij si një artist amerikan me ngjyrë dhe me prejardhje Haitiane dhe Puerto-Rikane, duke trajtuar racizmin dhe çështjet politike.

Karriera e tij filloi nga fundi i viteve 1970 deri në vdekjen e tij në 1988, në moshën 27 vjeçare.

Pikturat e tij zakonisht mbulohen me tekst dhe kode të të gjitha llojeve: fjalë, shkronja, numra, logo, simbole hartash, diagrame dhe më shumë. Pikërisht këto detaje e bëjnë artistin një prej më të veçantëve.

Kurora është ikonë e punës së Basquiat, që mund të interpretohet si një emblemë suksesi dhe pasurie, me ngjyra të ndezura që lidhen me mbretërinë.

Disa besojnë se ai po përpiqej të shprehte se suksesi vjen për ata që punojnë shumë.  Përkundrazi, të tjerët e kuptojnë mesazhin se suksesi është i rezervuar për klasën e privilegjuar.

Kritika të tjera besojnë se ‘kurora Basquiat’ është një simbol i vetë-shprehjes, ku artisti është mbreti në piktura dhe përshkruan përvojat e tij personale dhe mendimet më të thella.



Swatch x MoMA
Ky koleksion nderon 100 vjetorin e lindjes së Roy Lichtenstein.

Dy orë me vepra arti nga koleksioni i MoMA-s përziejnë artin e Lichtenstein, pikat Benday dhe ngjyrat e ndezura që pasqyrojnë kreativitetin e Swatch.

Swatch x Magritte

Koleksioni paraqet homazhe për artistin surrealist në përvjetorin e tij të 125-të.

Piktori René Magritte është i njohur për simbolet e tij estetike dhe ndjellëse të ëndrrave, të ndërthurura me imagjinatë. Për të shënuar 125-vjetorin e lindjes së artistit, dy orë marrin pikturat e tij më të famshme dhe i përkthejnë ato në art për kyçin e dorës

Swatch x LE GALERIE DEGLI UFFIZI

Ky koleksion feston natyrën dhe feminitetin përmes syve dhe artit të Rilindjes, kryemaestros Sandro Botticelli.

Le Gallerie degli Uffizi përfshin në të njëjtin vend edhe kryeveprën  ‘Allegory of Spring’, edhe ‘The Birth of Venus’ nga Botticelli, që njerëzit të mund t’i mbajnë së bashku në kyçin e dorës.

Swatch x LOUVRE ABU DHABI

Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë