< Pas
By Best Shop - Thjeshtësia dhe lehtësia e blerjeve online
05-07-2022



Kompania e parë shqiptare që ofron produkte të markave me cilësi të lartë, By Best Duty Free, sjell për ju platformën më të thjeshtë dhe efikase online, për të bërë të gjitha blerjet tuaja nga rehatia e shtëpisë. Prezantojmë për ju By Best Shop.


T’ju tregojmë pak historik fillimisht?

Kompania By Best Duty Free, e themeluar në vitin 1996, kujdeset për të përmbushur pritshmëritë e klienteve të saj duke kërkuar gjithmonë frymëzime dhe emocione të reja. Është kompania e parë në Shqipëri që ofron produkte të markave internacionale me cilësi superiore dhe çmime të përballueshme. Dyqanet e kompanisë By Best Duty Free sh.p.k ndodhen në zemër të Tiranës (Qendra Metropol, Rr. Sami Frashëri) dhe janë një destinacion për mijëra klientë. By Best Duty Free sh.p.k është një pikë referimi për ata që kërkojnë cilësi, çmime konkurruese dhe zgjidhje gjithnjë në modë.

Çfarë është By Best Shop?

By Best Shop është platforma më e re shqiptare e brand-eve ndërkombëtare si: Swarovski, Swatch, Flik Flak, Blukids, Iana, Klin, Villeroy&Boch, Mopita dhe Sander.

Kjo platformë ofron blerje të shpejta dhe të thjeshta, varietete produktesh, disponueshmëri informacioni, shërbim 24/7, kursim kohe dhe transport falas! Me pak fjalë, do të keni komoditet maksimal teksa bëni blerje.

Madje, mund të zgjidhni fare lehtë edhe dhurata për miqtë apo personat tuaj të zemrës dhe t’ia dërgoni në adresën që ju dëshironi! Kurseni kohën tuaj dhe jepini vetes mundësinë të shikoni të parët koleksionet e reja dhe varietetet e produkteve.

Sa i përket pagesës, By Best Shop mendon t’jua lehtësojë punën! Mund të paguani me paypal ose në dorëzim.

Bëni blerje online të sigurta dhe të certifikuara.

Kemi edhe një lajm të mirë si qershia mbi tortë: Përfitoni 15% ulje për blerjen e parë në platformë! Mos harroni, transporti është falas në të gjithë Shqipërinë!

Çfarë prisni akoma? Klikoni bybest.shop dhe hidhini një sy vetë të gjitha mundësive që ju trokitën në derë. Na falenderoni më vonë!

Që të jeni gjithmonë në përditësim, ndiqeni By Best Shop edhe në Instagram , Facebook, Linkedin, Twitter, TikTok dhe Pinterest.

Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë