< Pas
Si të surprizosh nënën dhe mësuesen? SWAROVSKI s’të lë të mendohesh gjatë për 7 dhe 8 Marsin!
05-04-2022



Nëna dhe mësuesja janë ato që meritojnë mirënjohjen tonë në çdo moment.

Nga njëra kemi si dhuratë jetën e nga tjetra dijen, ndaj nuk do mjaftonin as fjalët e gjithë botës për të shprehur dashurinë e respektin për to. Këtë 7 dhe 8 Mars, mund t’ua zbukurosh ditën më të rëndësishme heroinave të tua jo me fjalë, por me një dhuratë shumë speciale.

Për t’i uruar në mënyrën më të bukur ditën e tyre, SWAROVSKI ka dhuratat më fantastike!

ANGELIC

Ju prezantojmë me Angelic, linjën bestseller nga Swarovski.

I punuar me kristal të pastër, ky set është ideal për kombinimet nga mëngjesi në darkë. Mjeshtëria në punim dhe detajet elegante të setit e bëjnë atë dhuratën perfekte për këto festa.


GENERATION



Magjepsni këdo rreth jush me varësen Generation nga Swarovski. Ky dizajn unik i punuar me spirale kristalesh kombinohet më së miri me çdo veshje.

LATISHA

Swarovski risjell për Ditën e Nënës koleksionin Latisha. Simbolika që e karakterizon është tërfili, lulja e fatit.

E konsideruar si shenjë fati, kjo lule i dhurohet njerëzve më të dashur. Katër gjethet e saj përfaqësojnë katër drejtimet në jetë, të dëshiruara nga njeriu: suksesi, dashuria, shëndeti  dhe fati.




LILIA

Ju prezantojmë me koleksionin “Lilia” nga Swarovski.

Flutura simbolizon rilindjen, shpresën dhe vetëbesimin. Një dhuratë ideale për të shprehur vlerësimin për njeriun tuaj më të dashur, nënën.


Garden Tales

Dhuratat më të pëlqyera mbeten lulet, të cilat përmbajnë një mesazh të veçantë për personin që po ia dhuron. Swarovski sjell koleksionin e luleve të kristalta, për një dhuratë të përjetshme.


Stilolapsat për 7 Marsin

Dhurate ideale për këtë festë janë stilolapsat. Një falenderim për punën e palodhur në edukimin e brezave.


Këto ide fantastike do të mbeten dhuratat më unike që keni bërë ndonjëherë, ndaj nxitoni të bëni tuajat gjithashtu me një porosi online në by_best_albania në Instragram dhe Facebook.

Swarovski” ndodhet në Qendrën Metropol në Rrugën Sami Frashëri, në TEG dhe QTU.



Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë