< Pas
Ditët me diell shijojnë më shumë nën hapat e KLIN! Jepini një verë plot adrenalinë të vegjëlve tuaj
25-04-2022



Ju njohim me Klin, brand-in brazilian të këpucëve për fëmijë, që operon në mbi 50 vende të botës, për më shumë se 38 vite.

Brandi Klin ka konsoliduar pozicionin si një lider në prodhimin dhe shitjen e këpucëve për fëmijë, i fokusuar në komoditetin dhe cilësinë e produkteve të tij.

Këpucët Klin kaq fleksibël dhe rezistente janë prodhuar nga kërkime intensive dhe materiale të veçanta, stile që mbështeten në teknologji ekskluzive që respektojnë nevojat e secilës fazë të zhvillimit të fëmijës tuaj, duke kontribuar në ecjen e shëndetshme të tyre. Në fakt, çfarë tjetër ka më shumë rëndësi?

Të gjitha modelet e këpucëve të Klin janë: anatomike, të rehatshme, të buta, antialergjike dhe anti-rrëshqitëse. Sigurisht, s’mund të lëmë pa përmendur dizajnin modern, që do të kombinohet me çdo veshje të të vegjëlve.

Këpucët e brand-it Klin janë  të disponueshme në numrat nga 15 deri në 38. Për më tepër, të gjitha modelet janë prodhuar me sistemin VAS – Vibration Absorption System, i cili ndihmon në zbutjen dhe lehtësimin e çdo hapi dhe mbron maksimalisht këmbën e fëmijës tuaj.

Jo vetëm kaq! Ato janë të pajisura me shtresën ULTRA ANATOMIC INSOLE, e cila ka aftësi të lartë rezistuese dhe garanton kthimin në formën e origjinale të këpucës pas deformimeve elastike.

Shtresa “Insole Ultra”, e përdorur në prodhimin e këpucëve për fëmijë, është një ekskluzivitet i KLIN, krijuar posaçërisht për një ecje të shëndetshme të fëmijëve.

Tashmë që vera erdhi, ju e dini ku mund të drejtoheni për këpucët më të sigurta për vogëlushët. Mos i humbni koleksionet e verës, që vijnë në modele e ngjyra të shumëllojshme dhe i përshtaten çdo teke që fëmijët mund të kenë.

Zgjidhni sandale verore për ti bërë ditët më të freskëta apo sandalet e plazhit për eksperiencën më të rehatshme.

Nëse doni një ecje të shëndetshme të vogëlushëve tuaj, ju sugjerojmë vetëm Klin! Kjo verë sjell ndërthurje fantastike ngjyrash, për t’i dhënë më shumë hijeshi ecjes së vogëlushëve tuaj!

Klin është zgjedhja juaj e parë!

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol, Rr. Sami Frashëri, Tiranë

Gjithashtu, mund të zgjidhni modelet tuaja të preferuara në faqen online në Facebook apo Instagram.


Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë. Duke përdorur faqen tonë ju pranoni cookie-t. Mëso më shumë